Basketboll

TEUTA BARAZON GJITHÇKA: KAMPIONI SHQIPTAR VENDOSET NË NDESHJEN E PESTË

Prishtinë (AsistiOnline) – Teuta e Durrësit e ka barazuar serinë finale të kampionatit shqiptar ndaj Goga Basketit.

Ekipi durrësak ka mposhtur Goga Basketin 81-71, në një ndeshje tejet të fortë që dha lojë të bukur në një Palestër të stërmbushur në qytetin e Durrësit.

Në fitoren e Teutës sonte më efikasët ishin, Genti Lasku me 19 pikë, Julian Hamati dhe CJ Wilson me nga 16 pikë, si dhe Endrit Hysenagolli me double, double(14pk, 13krc).

Tek Goga Basket nuk mjaftuan për fitore, Nikolla Dokovic me 24 pikë, Griffin Ramme e Aaron Moss me nga 13 pikë, si dhe Kevin Allen me 12 pikë.

Pas fitores së Teutës sot, seria finale barazohet dhe ndeshja vendimtare e finales zhvillohet të shtunën në fushën e Goga Basket.

Komentet janë të mbyllura.