Under Header

spot_img

Panathinaikos mposht Monacon dhe kalon në play off të Euroligës

spot_img

Panathinaikos e ka siguruar play off-in e Euroligës.

Ekipi i Ergin Ataman, triumfoi në ndeshjen e play in, ndaj Monacos me rezultat 87-79, në një ndeshje që e dominoi pothuajse gjatë tërë kohës.

TJ Shorts shkëlqeu me 21 pikë te PAO sonte, gjersa u dalluan edhe Keneth Faried me 13 pikë e Nikolaos Rogkavopoulos me 11 tjera.

Te Monaco s’mjaftoi për fitore performanca e lartë e Mike James që kishte 25 pikë, prej tyre 4 treshe.

Panathinaikos në çerekfinale ndeshet me Valencian, derisa Monaco ka edhe një rast për play off, pasi luan ndaj Barcelonës në një mini ‘finale të vogël’. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme