Basketboll

EKSKLUZIVE & ZYRTARE: SARANDA DACI KALON TEK BASHKIMI

Prishtinë (AsistiOnline) Saranda Daci është basketbollistja më e re e Bashkimit të Prizrenit në konkurencën e femrave.

Lajmin për AsistinOnline e kanë konfirmuar burime të ngushta pranë klubit prizrenas.

Po të njëjtat burime të AsistiOnline, pranë klubit prizrenas bëjnë me dije, se Saranda Daci shumë shpejtë do të prezantohet tek klubi prizrenas si përforcimi më i ri, përderisa kontrata dhe detajet tjera vetëm se janë kryer.

Saranda Daci luan në pozitën e qendrës dhe është ndër lojtaret më të mira vendore që ka basketbolli i Kosovës.

Së fundmi Daci ishte pjesë e Prishtinës ku edhe e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës me vashat bardhekaltër. Ndërsa, ka luajtur edhe për Penzën e Pejës.

Komentet janë të mbyllura.