Basketboll

EKSKLUZIVE: KB LIPJANI PËRFORCOHET EDHE ME NJË AMERIKAN

Prishtinë (AsistiOnline) – KB Lipjani momentalisht është skuadra më aktive sa i përket përforcimeve për sezonin e ardhshëm.

Pas zyrtarizimit para pak ditëve të amerikanit Stephen Clark, KB Lipjani vetëm para pak çasteve ka zyrtarizuar amerikanin tjetër, Rudy Winters.

Ky lajm ekskluzivisht në redaksinë tonë erdhi nga menaxheri i njohur kosovar, Argjent Zeqiri.

Rudy është lojtar i pozitës 3 dhe 4 ndërsa sezonin e fundit luajti për skuadrën Columbus State dhe pati një mesatare prej 13 pikëve e 4 kërcimeve për ndeshje./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.