Basketboll

KOSOVA HUMB MIQËSOREN E PARË NDAJ SLLOVAKISË

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, është mposhtur në miqësore nga Sllovakia.

Ekipi kosovar që sot luajti me shumë mugesa, kishte edhe gjasa të mira ta fitonte krejt takimin, por dekoncentrimi  bëri që tanët ta humbnin ndeshjen në fund me shifrat 85-79.

Tek Kosova sonte më të dalluarit ishin, Dardan Berisha me 30 pikë e Divine Myles me 14 sosh. Kosova sot luajti me vetëm 9 lojtarë.

Nesër djemtë tanë luajnë përsëri miqësore ndaj Sllovakisë.

Komentet janë të mbyllura.