KOSOVA(U-18M), HUMBIN NDESHJEN E PARË NË EVROPIAN

0

Kosova U-18 (M) ka zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Rumani.

Në takimin e parë “dardanët” e rinjë kanë pësuar nga Hungaria me rezultat 55:78, edhe pse ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, dhe në shumë minuta ka qenë e barabartë me kundërshtarin në fushë.

Erhan Sholla u dallua te Kosova me 18 pikë, derisa Albin Berisha shënoi 11.

Sidoqoftë, ky Evropian do t’iu ndihmojë Dardanëve të rinj të fitojnë më shumë përvojë.

Sfida e radhës është të shtunën nga ora 15:15 kundër Suedisë.