Basketboll

KOSOVA(U-16M) SOT PËRBALLË BULLGARISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Djelmoshat e rinjë të Kosovës U-16, sot zhvillojnë ndeshjen e tretë në Kampionatin Evropian – Divizioni B, që po mbahet në Mal të Zi.

Dardanët e rinjë, sot ndeshen kundër Bullgarisë. Ndeshje kjo që nis në ora 16:00 dhe zhvillohet në Podgoricë.

Kosova deri më tani në këtë Evropian në Mal të Zi, ka dy humbje nga po aq takime të zhvilluara.

Shpresojmë në ndeshje të mira dhe rezultate pozitive të djemve tanë.

Komentet janë të mbyllura.