Basketboll

TURQIA, BRAZILI DHE DOMENIKANËT E NISIN ME FITORE BOTËRORIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Me këmbë të mbarë ka nisur Kampionati Botëror i Basketbollit që po mbahet në Kinë edhe për tre shtete.

Turqia, Brazili dhe Republika Dominikane kanë nisur me fitore këtë Botëror që do të mbahet në Kinë nga dje e deri më 15 Shtator.

Para pak çastesh Turqia mposhti Japoninë pa ndonjë telashe me shifrat 86-67. Ndeshje që i takon grupit E.

Në anën tjetër, fitore të ngushtë arriti Brazili përballë Zelandës së Re me shifrat 94-102, ndeshje kjo që i takon grupit F.

Dhe Republika Dominikane mposhti ngushtë Jordanin me rezultat 80-76, ndeshje kjo që i takon grupit G.

 

Komentet janë të mbyllura.