Basketboll

ÇEKIA DOMINON POLONINË PËR POZITAT 5-8

Prishtinë(AsistiOnline) – Republika e Çekisë e ka mposhtur Poloninë në luftën për pozitat 5-8 në Kampionatin Botëror “Kina 2019”.

Çekët mposhtën Poloninë 84-94 në një ndeshje që prdhoi rivalitet të theksuar në parket, por në fund fitores iu gëzuan çekët.

Vojtech Hruban me 24 pikë dhe Tomas Satoransky me 22 sosh, ishin më të dalluarit në fitoren e Çekisë sot.

Tek Polonia u dallua, Adam Waczynski me 22 pikë.

Tash Çekia ndeshet me Serbinë për pozitën e 5-të.

Komentet janë të mbyllura.