Basketboll

PRISHTINA-RAHOVECI, DUELI I SONTËM I SUPERKUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Natën e sontme luhet super-dueli i vlefshëm për Superkupën e Kosovës, ndërmjet Prishtinës e Rahovecit.

Ndeshja zhvillohen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, që është organizatore së bashku me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Prishtina dhe Rahoveci ishin ndeshur edicionin e kaluar edhe në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, ku përballjet ishin shumë interesante.

Tifozët pritet të mbushin palestrën për të parë një spektakël të basketbollit, që është edhe nisja e edicionit të ri, ku pritet të jetë shumë interesant, sidomos me rikthimin e Pejës.

 

Ndeshja e meshkujve fillon nga ora 20:30, derisa biletat kanë dalur në shitje dhe kushtojnë 3 euro për dy takimet e ditës së martë.

Komentet janë të mbyllura.