Basketboll

KRYENDESHJA E XHIROS, LUHET SOT NË MITROVICË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme nisë xhiro e dytë në Superligën e Basketbollit tonë tek meshkujt.

Sfida që e hapë këtë xhiro, padyshim që cilësohet edhe si kryendeshja e javës, pasiqë takohen dy rivalët e moqëm, Trepça e Bashkimi.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për mitrovicasit në këtë edicion, pasi në xhiron e parë pushuan, derisa prizrenasit në javën e parë shënuan fitore kundër Lipjanit 107:57.

Ndeshja e sotme luhet në “Minatorin” e nxehtë dhe nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën, numër një në vend “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.