EGZON KUÇI I YLLIT, ARRIN EDHE NJË REKORD PERSONAL NË BASKETBOLLIN KOSOVAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtari i Golden Eagle Yllit, Egzon Kuqi e ka vërtetuar edhe njëherë rekordin e tij personal në nivel Kosove.
Kuqi në sfidën e sontme ndaj Lipjanit, ka arritur të realizojë 7 treshe nga 7 tentime, rekord të cilin e kishte arritur edhe vitin e kaluar, po ndaj Lipjanit në Superligë.
Këtë rekord të Kuqit e ka edhe ish-lojtari i Trepçës, Marko Zhorzh që ka arritur poashtu 7 treshe nga 7 tentime në një ndeshje në Kosovë.
Ndërsa rekordmen i këtyre shënimeve për tre pikë, padyshim mbetet ish-fundori i Mabetexit, Vlladimir Anzulloviq që kishte realizuar 8 treshe nga po aq tentime brenda një ndeshje.
Padyshim kjo është një arritje e madhe për lojtarin vendorë, Egzon Kuqi dhe do ta motivojë për të vazhduar me ndeshje edhe më të mira në të ardhmen.
Komentet janë të mbyllura.