BARCELONA FITON DERBIN E JAVËS NË EUROLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin e ri në Euroligë.
Përforcimet e shumta gjatë verës, kanë dhënë sinjale të menjëhershme, duke fituar qysh në xhiron e parë të stinorit, madje duke triumfuar si mysafirë, ndaj nën-kampionit të Euroligës, Anadolu Efes 64-74.
Tre periudhat kryesore të ndeshjes, folën në të mirë të mysafirëve nga Katalonia, përderisa Efesi arriti ta fitojë vetëm një çerek dhe kjo nuk mjaftoi për fitore.
Ish-ylli i NBA Ligës, Nikolla Mirotic ishte më i miri tek Barça sonte me 24 pikë, përderisa pikë dyshifrore arritën edhe Malcolm Delaney me 11 pikë dhe Brandon Davies me 10 pikë.
Tek Efesi u dalluan, Alec Peters me 16 pikë e Vasilije Micic me 13 pikë.
Komentet janë të mbyllura.