NË VIKEND FILLON SUPERLIGA E FEMRAVE, ME RISI TË SHUMTA
Këtë fundjavë do të fillojë Superliga e Kosovës në konkurrencën e femrave.
Në këtë edicion për herë të parë gjashtë skuadra do të jenë në Superligën e Femrave dhe gjashtw nw Ligwn e Parë tw Femrave.
Një skuadër do të luajë 20 ndeshje gjatë edicionit të rregullt dhe më pas zhvillohen përfundimtaret. Katër skuadrat e para sigurojnë “Play-off”-in, derisa skuadra e fundit (6) bie në Ligën e Parë.
Pra, në edicionin e ri priten ndeshje shumë interesante dhe garë për çdo pozitë, derisa e gjitha kjo është bërë që të ketë më shumë interesim në basketbollin e femrave në Kosovë.
Edicioni i ri hapet me ndeshjen ndërmjet Kastriotit dhe Penzës, që zhvillohet të shtunën nga ora 12:00, kurse të dielën Mabetex Prishtina është mysafire e Vëllaznimit. Ndeshja Bashkimi-Trepça zhvillohet të mërkurën.
Superliga – Java 1
E shtunë
12:00 Kastrioti- Penza
E diel
14:00 Vëllaznimi – Mabetex Prishtina
E mërkurë
15:00 Bashkimi – Trepça
Komentet janë të mbyllura.