Basketboll

E TRETA ME RADHË PËR PRIZRENIN, TREPÇA PËRSËRI DUARTHATË

Prishtinë(AsistiOnline)Skuadra e Ponte Prizrenit po vazhdon me formën e mirë edhe në xhiron e pestë të stinorit të ri.

Prizrenasit kanë arritur sonte fitoren e tretë radhazi, kësaj here duke mposhtur Trepçën e Mitrovicës me shifrat 88-78.

Ndeshja ishte shumë interesante në tërësi, me Trepçën që e mbylli çerekun e parë në avantazh të ngushtë 20-23, por Prizreni në të dytin reagoi dhe arriti ta mbyllë pjesën e parë në avantazh(24-18) 44-41.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi me lojë të ngushtë, kjo bëri që çereku i tretë me pikë të shënuara nga të dyja skuadrat të mbyllej baraz(19-19), por në çerekun e fundit, Prizreni morri kontrollin e ndeshjes duke e fituar periodën(25-18) por edhe ndeshjen.

A.J Sanders e Malcolm Canada me nga 18 pikë e Mendrit Ademi me 13 sosh, ishin më të dalluarit në fitoren e Prizrenit sonte.

Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, D.J Hanes me 30 pikë e E.J Boyce me 16 sosh.

Ponte Prizreni arrin fitoren e tretë radhazi të stinorit, përderisa Trepça radhit humbjen e katërt të stinorit nga po aq ndeshje të zhvilluara.

 

 

Komentet janë të mbyllura.