Basketboll

SONTE RIKTHEHET KLASIKJA E VJETËR, TREPÇA-PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një viti mungesë, rikthehet përsëri rivaliteti i shumëpritur, ndërmjet dy ekipeve ndër më të vjetra në basketbollin kosovar.

Në “Minatori” sot takohen dy rivalët e vjetër të basketbollin tonë, Trepça – Peja në një sfidë që përveç rivalitetit, sonte premton edhe spektakël.

Deri tani, pejanët kanë tri fitore dhe një humbje, derisa mitrovicasit kanë tri humbje në tri ndeshje këtë stinor e sonte sigurisht që lufta për fitore do të jetë e madhe nga të dyja palët.

Ballafaqimi i sontëm nisë në ora 19:00 transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.