Basketboll

PARAQITJET E KOSOVARËVE NËPËR LIGAT EVROPIANE NË XHIRON E VIKENDIT

AsistiOnline.com si çdo herë edhe sot ju sjellë ekskluzivisht një përmbledhje të paraqitjeve të lojtarëve kosovarë apo me prejardhje kosovare nëpër ligat e huaja Evropiane gjatë këtij vikendi që shkoi.

Performancën më të mirë nga lojtarët kosovarë që luajnë nëpër ligat e huaja e pati, basketbollisti me nënshtetësi finlandeze, Edon Maxhuni. I jashtëzakonshëm si çdoherë me performancat e tij. Maxhuni me Gran Canaria B, përsëri ka qenë ndër lojtarët më efikas të ekipit të tij, ku për 23 minuta lojë ka arritur 14 pikë, 2 kërcime si dhe 1 asistim në ligën e dytë të Spanjës.

Një tjetër basketbollist me prejardhje shqiptare që me shumë sukses po luan në basketbollin spanjoll, është Kenan Spahiu që luan në Superligën Spanjolle me ekipin e Betisit, dhe në këtë xhiro ai, për 23 minuta qëndrim në parket, ka realizuar 10 pikë, 3 kërcime e 3 asistime.

Ndërsa, basketbollisti nga Theranda, Gëzim Morina që po luan me ekipin e Hopsi Polzeza në elitë e basketbollit sllovenë, për 17 minuta lojë, ka shënuar 7 pikë, 2 kërcime e 1 asistim.

Prishtinasi, Erjon Kastrati me ekipin e tij, Egis Kormend në elitën hungareze, për 13 minuta lojë ka realizuar 4 pikë dhe 1 kërcim.

Një basketbollist tjetër me prejardhje kosovare, është edhe 19 vjeçari Jan Palokaj që ka lindur në Kroaci, por edhe ka luajtur për grupmoshat e reja të Kroacisë dhe sivjet po luan me ekipin e parë të Zadarit në elitën e Basketbollit të Kroacisë. Palokaj këtë vikend me Zadarin ka luajtur vetëm 1 minutë dhe s’ka mundur të kontribojë me pikë, kërcime ose asistime.

Në basketbollin turk është, Arber Berisha që luan me Gaziantepin në Superligën e Turqisë, 22 vjeçari këtë xhiro fatkeqësisht nuk është grumbulluar fare nga trajneri për sfidën që skuadra e luajti ndaj Pinar Karsyiaka.

Në anën tjetër, qendra-gjigante e Përfaqësueses së Kosovës, Lis Shoshi mbetet ende i lënduar dhe nuk e ka zhvilluar ende asnjë ndeshje me ekipin e ri nga Gjermania, S.Olivier Wurzburg.

Kjo listë e botuar ekskluzivisht nga AsistiOnline.com vlen vetëm për lojtarët seniorë që po luajnë me ekipet e tyre, të dhënat e lojtarëve janë nga java e fundit e zhvilluar dje e pardje.

Nëse keni informacione për lojtarë të tjerë që paraqiten me ekipe të ndryshme në Evropë dhe Botë, lirisht na kontaktoni në mesazhe dhe ne do të paraqesim informacione të përjavshme edhe për ta.

Komentet janë të mbyllura.