Basketboll

KAMPIONËT GJUNJËZOJNË SKUADRËN MË NË FORMË NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi kryesor i xhiros së 11-të në Euroligë, ndërmjet Barcelonës e CSKA Moskës, nuk e ka arsyetuar në fakt fare këtë epitet.

Edhe pse mysafire, skuadra kampione aktuale e Euroligës, CSKA-ja ruse e ka demoluar në tërësi, skuadrën më në formë deri tani në Euroligë, me rezultatin e thellë 67-96.

Mike James me 14 pikë e Darrun Hilliard me 13 sosh, ishin dy lojtarët më të dalluar në fitoren e madhe të CSKA-së.

Tek Barça sonte u dalluan, Brandon Davies e Nikolla Mirotic me nga 19 pikë, por që s’mjaftuan për fitore.

Komentet janë të mbyllura.