Basketboll

CANADA LARGOHET NGA PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një lojtar i huaj, është larguar nga skuadra e Ponte Prizrenit.

Bëhet fjalë për fundorin amerikan, Malcolm Canada i cili më nuk do të jetë pjesë e skuadrës prizrenase dhe lajmin për largimin e tij e ka dhënë vetë klubi i Ponte Prizrenit nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.

“Pas aventurës së gjatë sa ishte me klubin tonë, sot zyrtarisht Malcolm Canada ka konfirmuar që nuk do rikthehet në skuadër respektivisht në Kosovë për shkak të disa obligimeve familjare.Ponte Prizreni e respektoj vendimin e lojtarit dhe njëherit jemi falenderues për gjithë kontributin e dhënë për kto dy sezona”, thuhet në komunikatën e klubin prizrenas.

Përpos Canadas nga prizrenasit është larguar edhe amerikani tjetër Elliott Cole, ndërsa të dy lojtarët e larguar, do të zëvendësohen nga bordi i klubit me lojtarë të rinjë.

Vlen të ceket se Canada është shpallur edhe MVP i gjysmëstinorit vjeshtor në elitën e basketbollit kosovar nga ASISTI.

Komentet janë të mbyllura.