Basketboll

RAHOVECI MPOSHT TREPÇËN, BLINDON KREUN

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci e ka arritur edhe fitoren e radhës në pranverë në kuadër të xhiros 22, në elitën e basketbollit kosovar.

”Vreshtarët” sonte kanë arritur një fitore shumë të vlefshme si mysafirë të Trepçës në Mitrovicë me rezultatin final 82-92.

Skuadra e Rahovecit pothuajse gjatë tërë ndeshjes e kishte rezultatin në anën e vet dhe ditoi tri periodat vendimtare të ndeshjes(16-23, 21-25, 25-26), ndërsa e humbi vetëm çerekun e tretë(20-18), që s’ndikoi për rezultatin final të ndeshjes.

Lojtari më efikas në fitoren e Rahovecit sonte ishte, Alban Veseli me 25 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, por u dalluan edhe Darrell Davis me 22 pikë, si dhe Altin Morina e Bardh Rexha me nga 11 pikë.

Tek Trepça s’mjaftuan për triumf, DJ Hanes me 33 pikë e as Alante Fenner me 17 sosh.

Ishte kjo fitorja e 16 e Rahovecit sivjet, karshi 5 disfatave. Ndërsa, Trepça pësoi disfatën e 16, karshi 4 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.