Basketboll

E PABESUESHME: VDES LEGJENDA KOBE BRYANT

Prishtinë(AsistiOnline) – Për shumë kë mund të duket e pabesueshme, por legjenda e basketbollit botëror, Kobe Bryant më nuk jeton.

Sipas mediave amerikane, ylli i NBA-së po udhëtonte me tre persona tjerë me helikopterin e tij privat kur ndodhi dhe aksidenti i cili ia morri jetën atij.

Si pasojë e këtij aksidenti, të pesë personat që gjendeshin në helikopter kanë gjetur vdekjen.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, derisa policia vendase po merret me rastin.

 

Komentet janë të mbyllura.