Basketboll

YLLI FITON DRAMËN NDAJ BASHKIMIT, VAZHDON NGJITJEN NË TABELË

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 22-të në elitën e basketbollit kosovar, ndaj Bashkimit.

Therandasit kanë triumfuar në Prizren, ndaj Bashkimit me rezultatin final 89-93.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Golden Eagle Ylli ishte skuadër më e mirë se Bashkimi në tri periudhat e para të ndeshjes ngushtë(26-30, 21-22, 20-24), ndërsa Bashkimi përkundër se fitoi periodën e fundit(22-17), kjo nuk mjaftoi për fitore dhe në fund therandasit iu gëzuan fitores.

6 lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sonte, Samir Zekiqi(21), Rilind Krasniqi(18), Valon Bunjaku(16), Terrell Everet(14), Terrell Everet e Devonte Browen(12).

Tek Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Corey Ross me 22 pikë e Stevie Clark me 15 sosh.

Ishte kjo fitorja e 14 e Yllit, karshi 6 disfatave sivjet. Ndërsa, Bashkimi pësoi humbjen e 7, karshi 12 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.