Basketboll

PEJA FITON THELLË NDAJ BASHKIMIT NË DERBIN E XHIROS

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka fituar derbin e xhiros së 25, në elitën e basketbollit kosovar, ndaj Bashkimit.

Pejanët në “Karagaç” kanë mposhtur, Bashkimin e Prizrenit me rezultatin final të ndeshjes 103-80.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, vendasit e Pejës ishin skuadra që e kontrolloi në tërësi duelin duke fituar të gjitha periodat e ndeshjes(31-20, 18-16, 33-28, 21-16) e natyrisht fitorja në fund erdhi në mënyrë rutinore.

Pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sonte arritën: Dardan Berisha(25), Ricky Jackson(double, double(19pk, 12krc), Drilon Hajrizi(double, double(14pk, 10krc), Henrik Sirko(14), Nigel Johnson(12).

Tek Bashkimi u dalluan, Terik Brigdeman me  18 pikë, Ujkan Karanezi me 14 pikë, Musab Mala me 13 pikë e Stevie Clark me 12 sosh.

Peja sonte arriti fitoren e 13 sezonale, krahas 9 disfatave. Ndërsa, Bashkimit sonte pësoi humbjen e 9, karshi 13 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.