Basketboll

KAPITENI I PEJËS: KEMI EKIPIN MË TË MIRË, DO TA DËSHMOJMË NË FUSHË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Pejës, Drilon Hajrizi është shprehur tejet optimist për sfidën e parë të “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që Peja e luan sonte ndaj Prizrenit.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapiteni i pejanëve, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet që ka skuadra e tij, para nisjes së këtij turneu që Peja mëton ta fitojë.

“Ndeshjet e Kupës janë shumë me ndryshe prej ndeshjeve të kampionatit dhe të “play off”-it. Nuk ka mundësi për ti sanuar gabimet të cilat i bëjmë sepse është vetëm një ndeshje, pra nuk ka lojë kthyese. Kështuqë ne do të futemi në çdo lojë shumë të koncentruar dhe me motiv maksimal, që të mos bëjmë gabime të cilat kishin me na kushtu me eleminim. Synimi, poashtu edhe ekipi të cilin e kemi, na bënë që të jemi pretendenti kryesorë për ta fituar këtë kompeticion. Duke e shikuar fondin e lojtarëve të cilin e kemi, mendoj që jemi pretendenti kryesor, por duke i parë ndodhitë që po ndodhin në ligën tonë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes se si po çasemi në çdo ndeshje”, tha Hajrizi.

Peja sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “FINAL 8” për Kupën e Kosovës, kundër Ponte Prizrenit. Ndeshja nisë në ora 16:30 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.