Basketboll

RAHOVECI NË GJYSMËFINALE ME PEJËN, KALON TREPÇËN ME SHUMË PROBLEM

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Kosovës që nisi sot në Rahovec.

”Vreshtarët” me shumë telashe kanë arritur të mposhtin Trepçën në gjysmëfinale me rezultatin final 97-95.

Në fakt ishte skuadra e Trepçës ajo që i fitoi tri periudhat e para të ndeshjes(20-22, 17-23, 24-23), duke e pasur rezultatin në favor për shumicën e kohës, por në çerekun e fundit dhe vendimtar Rahoveci shpërtheu duke fituar këtë periodë për aq sa i nevojitej(36-27) dhe e fitoi takimin me rezultatin e ngushtè, 97-95

Individët më të dalluar në fitoren e Rahovecit sonte ishin, Darrell Davis me plotë  37 pikë, Josh McFolley e Aron Nwankwo me nga 13 pikë, si dhe Altin Morina që realizoi 12 pikë.

Tek Trepça që dha maksimumin s’mjaftuan për fitore, DJ Hanes me 26 pikë, Besnik Azemi me 14 pikë, si dhe Alante Fenner e Cedric Council me nga 13 pikë.

Rahoveci me këtë fitore kalon në gjysmëfinale të Kupës, ku do të ndeshet me Pejën, ditën e enjte.

 

Komentet janë të mbyllura.