Basketboll

RAHOVECI-PEJA, FINALE PARA FINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalja e dytë e “FINAL 8”, Kupës së Kosovës, luhet po sonte në Rahovec.

Në sfidën që me të drejtë po cilësohet si, finale para finales, takohen nikoqiri Rahoveci dhe Peja.

Dy skuadrat në fjalë që pritet të dhurojnë spektakël sonte, janë ndër më të kompletuarat me përbërje sivjet në basketbollin e Kosovës sivjet. Në takime të ndërsjella, skuadrat janë takuar gjithsejt 4 herë, dy herë në Superligën e Kosovës e dy herë në Ligën Ballkanike. Në Superligë e kanë nga një fitore secila si mysafire. Ndërsa edhe në Ligën Ballkanike të dyja ekipet kanë nga një fitore ndaj njëra tjetrës. Por kush do ta marrë primatin me më shumë fitore sivjet, mbetet të shihet sonte.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.