Basketboll

ZYRTARE: MCKAY LARGOHET NGA YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Jameel MacKay është largimi i papritur që ka ndodhur nga skuadra e Golden Eagle Yllit sonte.

Amerikani që luante në pozitën e qendrës te skuadra e Yllit, sipas këtyre të fundit ka kërkuar vetë largimin nga ekipi dhe kjo është miratuar nga klubi.

Klubi therandas ka falenderuar lojtarin në fjalë për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi.

McKay me Yllin kishte një mesatare prej, 12.7 pikë, 10.1 kërcime e 1.3 asiste për ndeshje, duke qenë ndër lojtarët kryesorë të ekipit.

Komentet janë të mbyllura.