Basketboll

MESJAVA SJELLË DERBIN E LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Këtë mesjavë do të vazhdojë me ndeshjet e saj, Liga e parë e Kosovës.

Padyshim që kjo xhiro pritet të jetë tejet interesante për faktin se sjellë super-derbin ndërmjet dy skuadrave të para në tabelë që po synojnë ngjitjen në Superligë. Vëllaznimi dhe As Prishtina.

Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe As Prishtinës luhet të premtë nga ora 20:00 në Gjakovë. Kuqezinjtë janë skuadra e vetme në Ligën e Pare pa asnjë humbje, duke shënuar 12 ndeshje në po aq ndeshje të zhvilluara. Ndërkohë, AS Prishtina ndodhet në vendin e dytë me tetë fitore dhe dy humbje.

Sfida e parë e kësaj xhiro është mes Marigona Hill Prishtinës dhe Istogut. Marigona Hill ka pesë fitore dhe shtatë humbje, kurse istogasit gjashtë fitore dhe katër humbje.

Po ashtu të mërkurën do të ballafaqohen Prishtina e Re me New Basket. Prishtina e Re ka shtatë fitore dhe katër humbje, kurse New Basket dy fitore dhe 10 humbje.

Ndeshja tjetër e javës së 14-të është mes Dritës dhe Boreas. Gjilanasit kanë pesë fitore dhe gjashtë humbje, derisa Borea një fitore dhe 11 humbje.

E mërkurë

12:30 Marigona Hill – Istogu

21:00 Prishtina e Re – New Basket

E enjte

17:30 Drita – Borea

E premte

20:00 Vëllaznimi – AS Prishtina

Komentet janë të mbyllura.