DY EKIPET E PARA NGA SUPERLIGA E FEMRAVE KOMENTOJNË ANULIMIN E STINORIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme Federata e Basketbollit të Kosovës vendosi për ta anuluar komplet stinorin në Superligën e Femrave.
Menjëherë pas këtij vendimi, reaguan me komunikata zyrtare edhe dy klubet më të mira të Superligës së Femrave në elitën kosovare.
“Vendim i qëlluar i FBK-së në këtë kohë pandemie, pasi që më e rëndësishme është shëndeti i të gjithëve, në këto rrethana pandemie zhvillimi i garave në basketboll është i parëndësishëm. Andaj ne ju lusim të gjithëve që të jeni sa më të kujdesshëm për veten dhe të tjerët që sa më shpejtë të dalim nga kjo situatë dhe t’i rikthehemi normalitetit dhe parketit”, thuhet në komunikatën e Mabetex Prishtinës.
Reagim pati edhe nga Bashkimi i Prizrenit të cilët vetëm e ripostuan në Facebook deklaratën e FBK-së, që lë të kuptohet se edhe ata e përkrahin këtë vendim.
Lidere në këtë kampionat, deri tani ishte skuadra e Bashkimit e pasuar nga ajo e Prishtinës.
Komentet janë të mbyllura.