Basketboll

5-SSHJA E EKIPEVE QË SHËNUAN MË SË SHUMTI TRESHE GJATË NJË NDESHJE SIVJET

Prishtinë(AsistiOnline) – Sivjet Sigal Prishtina ka qenë shumë e disponuar për rekorde të tresheve të realizuara në një ndeshje dhe me 19 treshe të shënuara nga 40 tentime, në përballjen e 4 dhjetorit kundër Lipjanit e mban rekordin sivjet. Në pozitën e dytë kemi Lipjani me 17 trepikësha nga 31 tentime kundër Pontes, me 9 shtator 2019 ndërsa vendin e tretë e mban Bashkimi që po ashtu shënoi 17 treshe por nga 37 tentime kundër Ponte Prizrenit, me 1 shkurt 2020. Në pozitën e katërt e kemi sërish Sigal Prishtinën, kte herë me 16 treshe të shënuara nga 36 tentime ndaj Bashkimit, me 14 dhjetor. Në fund të Top-5shes është Peja me 15 treshe nga 29 tentime kundër Feronikelit me 14 dhjetor
2019.

EKIPI ME REKORD TË TRESHEVE NË NJË NDESHJE

PRISHTINA BOMBARDUESJA MË E PAMËSHIRSHME PËR TRESHE

1. SIGAL PRISHTINA 19/40 3P
2. LIPJANI 17/31 3P
3. BASHKIMI 17/37 3P
4. SIGAL PRISHTINA 16/36 3P
5. PEJA 15/29 3P

Komentet janë të mbyllura.