Basketboll

FUNDORI MË I MIRË I STINORIT NË KOSOVË [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori më i mirë për edicionin që e lamë pas nesh shpallet Corey Raley-Ross i Bashkimit i cili menjëherë pas transferimit në Sezai Surroi fitoi besimin e plotë të Ilmen Bajrës dhe u shndërrua në një nga pikat më të forta të portokallinjve prizrenas duke shënuar mesatare prej 18.6 pikëve në ndeshje, 6.2 kërcimeve, 4 asistimeve dhe dy topave të vjedhur . Për këtë lojë gjatë 23 ndeshjeve që i zhvilloi, ai tuboi indeksin e shkëlqyeshëm mesatar prej +22. Duhet potencuar po ashtu se Ross zuri vend në 5-shen më të mirë të Javës në ASIST 4 herë. Krejt në fund të themi se, për shpalljen e fundorit më të mirë sivjet, Corey Raley Ross kishte konkurrent të fortë, Dardan Berishën dhe përkundër mesatarës identike të pikëve të shënuara, vendimtare që Ross të shpallet fundori më i mirë ishin mesatarja më e mirë e tij e kërcimeve, asistimeve, si dhe indeksi më i lartë mesatar në 23 ndeshje për dallim nga Dardani që pati mesataret më të ulëta dhe sivjet zhvilloi në total 16 ndeshje për Prishtinën dhe më pas Pejën.

Sa i përket fundorit më të mirë të stinorit në elitën e basketbollit kosovar në garë ishin tre basketbollistë, Corey Ross, Dardan Berisha dhe Mikaile Tmusiq, por gara finale u zhvillua në mes të Ross dhe Berishës, për faktin se ishin shumë më të mirë në statistika sesa Tmusiq. Pas verifikimit në detaje të statistikave nga stafi i ASISTIT u vendos që Corey Ross i Bashkimit të zë këtë pozitë. Në fakt, Ross ishte më i mirë se Berisha në gjuajtje për dy pikë, gjuajtje të lira, kërcime, asistime, topa të vjedhur, bllokada, por edhe në indeks mesatar. Berisha triumfoi vetëm në gjuajtje për tre pikë, ndërsa në mesatare të pikëve, të dy ishin njejtë, 18.6. 

KRAHASIM:

FUNDORI I SEZONIT 2019/20 :   COREY RALEY – ROSS (BASHKIMI)

18.6 P, 6.2 KRC, 4.6 AST, 2.0 TVJ, +22.0 (4 HERË 5-SHE TË JAVËS)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

DARDAN BERISHA – PRISHTINA / PEJA

18.6 P, 4.2 KRC, 3.6 AST, 0.6 TVJ, +21.0 (5 HERË NË 5-SHE DHE 1 HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIKAILE TMUSIQ – PRISHTINA

11.5 P, 5.0 KRC, 3.7 AST, 1.7 TVJ, +14.9 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

[VIDEO]:

 

Komentet janë të mbyllura.