Basketboll

PONTE PRIZRENI ME PROPOZIM INTERESANT PËR FBK-NË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit sot ka dalur me një shkresë zyrtare për media, duke përshëndetur rikthimin e aktiviteteve në basketbollin e Kosovës, por edhe duke bërë një propozim interesant për FBK-në.

Shkresa e plotë dhe pa ndërhyrje e Ponte Prizrenit:

Pas dy muaj e gjysëm pauz, nga Qershori pritet të fillojnë aktivitet sportive respektivisht basketbollistike. Ne si klub ju dëshirojmë sukses gjitha klubeve dhe shkollave te basketbollit dhe rekomandojmë të përfillin udhëzimet e ministrisë së shëndetësis. KB PONTE PRIZRENI komenton edhe zhvillimet e fundit dhe vendimin e bordit për largimin nga garat të KB FERONIKELI dhe KB LIPJANI duke inkuadruar VËLLAZNIMIN në SUPERLIGË. Praktikisht pasi nuk kemi pasur kampion dhe pezullimi garave për shkak të pandemisë COVID-19 , kanë rezultuar me mos luajtjen e 8 xhirove që teoritikishtë do linte mundësin për shumë ndryshime në tabelë. VËLLAZNIMI nga Gjakova ka qene e pa konkurrenc dhe kanë merituar epitetin e Superligës. Propozimi i klubit tonë është që të rishikohet edhe njëherë vendimi i bordit dhe 10 skuadra të jenë pjesë e Superligës, pasi që mund t’i humbim dy skuadra nga shuarrja aq më shumë FERONIKELI ka qenë hijeshia basketbollit për dy vite me rradhë”.

”Në këtë konkludim kemi ardhur për interes të basketbollit Kosovarë, pasi me ligën eventuale Mbarëkombëtare dhe ligën Ballkanike , kemi hapësirë për më shumë skudra. Le të jetë fundi i pandemisë dhe të gjithë së bashku të gëzuar të kthehemi palestrave të basketbollit”, thuhet në komunikatën e prizrenasve. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.