themelimit të KF Flamurtarit dhe më tutje, sa i përket meje pasi mbarova klasët e ulëta ku ushtrova plotë 7 vite futboll mbrojtës dhe fillova në klasat e larta në moshën 12 vjeçare fillova të luaj dhe ta dua basketbollin. Plotë 5 vite në shkollë dhe në ekipin e qytetzës Brixton(Topcats) ku ishte dhe Luol Deng, luajta për këtë ekip dhe ishte po me të njëjtin trajner(të ndjerin) Jimmy Rogers. Si nga shkolla ashtu edhe nga ekipi u shpalla si MVP, fitore dhe suksese të pa numërta. Në vitin 2018, vendosa poashtu të luaj për Kombëtaren e Kosovës dhe morëm pjesë në Evropianin U-18 dhe i sollëm Kosovës mu në Prishtinë kupën e FIBA European Championship – Division C”.
”Në po atë vit kur e fituam Evropianin në Prishtinë u kyça në ”Luol Deng Camp” që është një event shumë i rëndësishëm i basketbollit në Angli, ku perzgjidhen 50 lojtarët e vitit më të suksesshmit e një ndër ta isha dhe unë i ftuar të marrë pjesë. Luol Deng më dha dhuratë fotografinë e Kombëtares së Kosovës me nënshkrim të Luol Deng. Vitin 2018-2020 kam perfunduar klasët para Universitetit A-Level në ”Charnwood College Basketball Academy”, një shkollë basketbolli. Dhe në verën e 2019-tës, prapë isha në ”Luol Deng Camp” dhe u klasifikova në vendin e Top-20 Best Player në Angli”.
Për fund, Neziri tregon se përkundër pandemisë, po vazhdon të stërvitet individualisht me trajnerët personalë, për të qenë sa më i gatshëm për të ardhmen, sepse ofertat e shumta e kanë vërshuar, por për të cilat ende nuk ka vendosur.




