Basketboll

CSKA TRANSFERON YLLIN E BASKONIAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra ruse nga Moska, CSKA ka transferuar në radhët e veta yllin e Baskonias, Tornike Shengelia.

CSKA Moska ka njoftuar sot se zyrtarisht ka siguruar shërbimet e Tornike Shengelias në një marrëveshje tre vjeçare (me një klauzolë të blerjes nga NBA për verën e vitit 2022).

Shengelia përfundoi një garë të suksesshme me Baskonia këtë sezon, pasi arriti ta fitojë titullin e parë të Spanjës me klubit baskë në 10 vitet e fundit, dhe tani është gati për hapin tjetër në karrierën e tij me CSKA.

28-vjeçari Shengelia shërbeu si kapiten i Baskonia dhe e përfundoi sezonin 2019-20 me një mesatare prej 15.9 pikë, 5.6 kërcime dhe 2.9 asistime në 30 minuta në të gjitha 28 ndeshjet në Euroligë. Ndërsa mesatare edhe më bindëse pati në elitën spanjolle, ku kishte mesatarisht 16.6 pikë, 6.3 kërcime dhe 2.7 asistime për lojë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.