Basketboll

CLIPPERS E NISIN ME FITORE TË VËSHTIRË FAZËN PËRGATITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen hapëse, Clippers-Orlando, që përfundoi para pak çastesh ka staruar ecuria e ndeshjeve miqësore në NBA, para fillimit të vazhdim-stinorit në këtë garë.

Në një sfidë tejet interesante të zhvilluar në ”Walt Disney” të Floridas, LA Clippers kanë mposhtur ekipin e Orlandos me shifrat e ngushta të ndeshjes 99-90, duke e nisur me fitore fazën përgatitore të NBA-së.

Lou Williams me 22 pikë dhe Paul George me 18 sosh, shkëlqyen në këtë fitore fillestare të Clippers sonte.

Tek Orlando s’mjaftuan për triumf, Nikola Vucevic me double, double 18 pikë, 10 kërcime, por as Carter Williams me 16 pikë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.