Basketboll

EDHE BAYNES I SUNS, POZITIV PËR COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një basketbollist nga NBA ka rezultuar të jetë prekur me virusin, COVID-19.

Bëhet fjalë për qendrën e Phoenix Suns, Aron Baynes i cili e ka konfirmuar personalisht se është i prekur me COVID-19, por që pret të bashkohet me ekipin e Suns në Orlando për rivazhdimin e stinorit.

Në fakt, Baynes është infektuar me COVID-19 jashtë ekipit të Suns dhe si i tillë nuk ka pasur kontakt me asnjë nga zyrtarët apo lojtarët e klubit dhe në ditët në vijim, varësisht nga gjendja dhe momentet e pastrimit nga COVID-19, pritet të bashkohet me ekipin në Orlando.

”Ka kaluar një kohë, që prej se kam rezultuar pozitiv dhe tash jam mirë, pres të dal negativ në testim dhe ti kthehem ekipit në mënyrë që ta ndihmoj në synimet që kemi”, u shpreh Baynes. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.