Basketboll

SONTE DY SUPER-NDESHJE NË NBA, TË PËRSHTATSHME PËR KOHËN TONË

Prishtinë(AsistiOnline) – Natën e sontme na presin dy-super ndeshje të play off-it të NBA-së, të përshtatshme për kohën tonë lokale.

Bëhet fjalë për sfidën e parë gjysmëfinale të Lindjes, Toronto Raptors – Boston Celtics e cila është e paraparë të fillojë nga ora 19:00, dhe që sigurisht pritet të jetë përballje e jashtëzakonshme me të dyja skuadrat në fjalë që pretendojnë të jenë në finale të Konferencës.

Ndërsa pak orë më vonë, konkretisht nga ora 21:30 na pret super-përballja ndërmjet Dallas Mavericks dhe Los Angeles Clippers, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e parë të play off-it, ku me fitore eventuale të Clippers, këta të fundit kualifikohen në gjysmëfinale të perëndimit, sepse seria mes këtyre skuadrave aktualisht është në të mirë të ekipit të Doc RIvers(3-2).

Ndeshja, Mavs-Clippers, transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Platformën NR.1 në vendin tonë, Art Motion – Art Sport 1. Dhe si çdo herë, raporti komplet pas përfundimit të ndeshjeve në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com i vetmi në shqiptari dedikuar komplet basketbollit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.