Basketboll

STEVE KERR PËR DURANT: ËSHTË BASKETBOLLISTI MË I TALENTUAR, QË KAM PARË NË JETËN TIME

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri historik i Golden State Warriors, Steve Kerr ka thurrur fjalë dhe lëvdata të mëdha për super-yllin e NBA-së, Kevin Durant të cilin dikur e kishte nën-urdhërat e tij.

Kerr që ka tre tituj kampioni si kryetrajner me ekipin e Warriors(2015, 2017, 2018), thotë se Durant është basketbollisti më i talentuar që ai ka parë në jetën e tij.

Unë do të thoja se Kevin është … kur faktoni gjithçka, madhësinë, shpejtësinë, atletizmin, unë mendoj se ai është basketbollisti më i talentuar që kam parë ndonjëherë në jetën time“, thotë Kerr.

Ai ishte shumë i shkathët. Ai ishte një shtytës i madh, sidomos vitin e parë, ai donte të mësonte një stil të ri. Unë mendoj se atij me të vërtetë i pëlqeu të luante mënyrën se si ne luajmë, dhe ai ishte me të vërtetë i lehtë për t’u trainuar. Kur një yll e bën të lehtë, që një trajner të bëjë punën e tij, ai thjesht lejon që gjithçka të kalojë. Dhe kështu, atë vit të parë, unë mendoj se një nga arsyet që ishim kaq dominues ishte sepse ne kishim atë dinamikë në të gjithë fushën midis Steph, Klay, Draymond, Kevin, ne i kemi rreshtuar të gjitha dhe të gjithë ishin në nivel dhe duke kryer detyrën ishte një rrugëtim i suksesshëm“, u shpreh Kerr për një medium amerikan.

Të kujtojmë se Kevin Durant ka dy tituj kampioni të fituar me ekipin e Golden State Warriors, ndërsa vitin e kaluar u transferua tek Brooklyn Nets, por që ende nuk ka arritur të debutojë shkaku i një lëndimi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.