Basketboll

BASKETBOLLISTI I EFESIT, POZITIV NË TESTET PËR COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit turk dhe evropian, Anadolu Efes ka njoftuar se një lojtar i ekipit të tyre është prekur me virusin COVID-19.

Anadolu Efes njoftoi sot se një lojtar i ekipit të parë, ka dalur pozitiv me COVID-19 pas pjesëmarrjes së tyre në turneun miqësor, Gloria Cup Tournament II.

Skuadra nga Stambolli për herë të fundit luajti në Gloria Cup Tournament II në të cilën u ndeshën me Galatasaray dhe dy herë kundër Tofas, ndërsa ndeshja e tyre e fundit kundër Crvena Zvezdës u anulua.

Tre skuadra – Galatasaray, Fenerbahce, Turk Telekom – u tërhoqën nga turneu pasi Galatasaray konfirmoi një lojtar pozitiv me COVID-19 në këtë turne parasezonal.

Në njoftimit e skuadrës së madhe turke, poashtu thuhet se testet për COVID-19 kryhen vazhdimisht për menaxherët, trajnerët, lojtarët dhe punonjësit e ekipit A të tyre, i cili vazhdon të përgatitet për sezonin 2020-2021

Ndërsa, për lojtarin e tyre që është prekur me këtë virus, procesi i izolimit dhe trajtimit ka filluar menjëherë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.