Basketboll

SAMIR SHAPTAHU KUJTON KOHËRAT, KUR DRIDHNIN PARKETET SË BASHKU ME ARTAN MEHMETIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Samir Shaptahu dhe Artan Mehmeti, padyshim që mbeten dy ndër emrat më të ndritur në historinë e basketbollit të Kosovës, sidomos në pozitat fundore.

Spektaklet që krijonin dyshja në fjalë, qoftë së bashku e qoftë në ekipe të kundërta, kujtohen me shumë mall dhe ëndje nga opinioni dhe komuniteti i basketbollit në Kosovë.

Është pikërisht plejmejkeri shqiptar nga Mali i Zi, Samir Shaptahu që së fundi nëpërmjet një shkrimi mallëngjyes në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruajtur në drejtim të Artan Mehmetit, duke ja kujtuar kohën kur luanin së bashku dhe dridhnin parketet kosovare e duke e veçuar, Artanin edhe si më të mirin e të gjithë kohërave në Kosovë, duke e shprehur modestinë e madhe që e karakterizon mbi të gjitha një lojtar të madh, si Samiri i cili do të mbetet përhershëm dhe pashlyeshëm në mendjen e çdo basketbolldashësi në Kosovë.

Ishte nder dhe kënaqësia ime që kam luajtur krah teje në Kosovë më shumë se 12 vite! Ishe basketbollisti për mendimin tim, më i miri i gjitha kohërave që ka luajtur në parketet tona. Por më shumë ishe një djalosh jashtëzakonisht i mirë, që të gjithë ne dëshironim me qenë. Shpresoj dhe dëshiroj që një ditë prap të takoj dhe ta pimë një kafe së bashku. Të deshiroj gjitha të mira ty dhe familjes tuaj. Zoti ju ruajt Ishalla”, citon Samiri në shkrimin drejtuar, Artanit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.