Basketboll

PONTE PRIZRENI I REVANSHOHET PEJËS, FITORJA E PESTË ME RADHË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni ka vazhduar me formën fenomenale në elitën e basketbollit të Kosovës edhe pas xhiros së dhjetë.

Skuadra prizrenase ka fituar në udhëtim te Peja me rezultat, 79-93, duke ju revanshuar këtyre të fundit, për atë humbjen në fillim të stinorit.

Prizrenasit e nisën më mirë këtë sfidë, duke i fituar dy periodat e para të ndeshjes(20-30, 17-24) dhe shkuan në pushim me avantazh, 37-54. Përderisa pjesa e dytë e sfidës ishte më e baraspeshuar. ku Peja fitoi çerekun e tretë ngushtë(19-16), ndërsa çereku i fundit u luajt baraz, 23-23 dhe në fund fitorja i takoi Ponte Prizrenit me meritë.

Basketbollistët më të dalluar në fitoren e Ponte Prizrenit sot ishin, Josh Martin me double-double(23pk, 14krc), transferi i ri Jeremiah Paige me 19 pikë, Blend Matoshi e Xavier Cannefax me nga 18 pikë, si dhe Arti Hajdari shtoi 10 sosh.

Te Peja s’mjaftuan për fitore, Drilon Hajrizi me shifrat magjike triple-double(31pk, 13krc, 10 ast), Marko Peroviç me 19 pikë e transferi i ri, Dion Dixon me 10 sosh.

Pas xhiros së dhjetë, Ponte Prizreni ngjitet në kuotën e 17 pikëve, aq sa ka edhe Peja, me të dyja skuadrat që kanë nga 7 fitore e nga 3 humbje dhe ndajnë së bashku pozitën e dytë.

Në xhiron e ardhshme, Peja luan si mysafire e Bashkimit e Ponte Prizreni e pret Rahovecin në derbin e xhiros së 11-të.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.