Basketboll

LAKERS ME FITOREN E PARË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Lakers e kanë arritur fitoren e parë të stinorit të ri në NBA.

Kampionët aktualë të NBA-së, kanë treguar forcën e vërtetë, ndaj Dallas Mavericks duke i mposhtur me rezultat tejet të thellë, 138-115.

Anothony Davis me 28 pikë e 8 kërcime, si dhe LeBron James me 22 pikë e 10 asiste, spikatën në këtë triumf për Lakers.

Tek Dallasi me lojë të mirë u shquan, Luka Donçiç me 27 pikë e Josh Richardson me 17 sosh.

Në xhiron e radhës, Lakers luajnë ndaj Minnesotas e Dallasi ndaj Clippers.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.