PRISHTINA MBYLLI STINORIN VJESHTOR ME FORMËN MË TË DOBËT NË HISTORI TË SAJ!
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në historinë e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina po kalon nëpër formën më të dobët që nga themelimi si klub dhe është duke e rrezikuar edhe mbijetesën në elitë, shkruan AsistiOnline.com
�
Nuk mbahet në mend që ndonjëherë, Sigal Prishtina ti ketë pësuar 10 disfata në komplet vitin kalendarik e lëre më, që ti pësojë 10 sosh, brenda një gjysmëstinori, por që kjo i ka ndodhur sivjet.
�
Në fakt loja e mirë e skuadrës që deri në vjeshtë u drejtua nga trajneri i ri dhe perspektiv, Andin Rashica, nuk është se mungoi, por përforcimi i të gjitha ekipeve kundërshtare me lojtarë të huaj dhe mungesa e këtyre të fundit te Prishtina, si duket ndikoi direkt në rezultatet e Prishtinës.
�
Prishtina stinorin vjeshtor në elitën e basketbollit kosovar e mbylli në pozitën e 6-të me 18 pikë, 4 fitore dhe plotë 10 disfata dhe gjithë këto rezultate negative synon që gjatë pranverës ti rikthejë në pozitive edhe pse do të jetë tejet e vështirë, duke marrë parasysh përforcimet dhe synimet e shumta edhe të skuadrave tjera kosovare.
Në fakt i tërë ky gjysmëstinor, nuk ishte krejt i zi për Prishtinën, kjo pasiqë kryeqytetasit edhe pse me komplet roster vendor në fillim të edicionit u stolisën me Superkupën e Kosovës, duke mposhtur në finale Bashkimin e Prizrenit.
Kur jemi në fillimin e afatit kalimtar të transfereve, krerët e Prishtinës kanë paralajmëruar ndryshime të shumta në roster, për ta këndellur ekipin nga kryeqyteti dhe për t’ju ikur pozitave të fundit në tabelë dhe deri atëherë të presim e të shohim se si do të rrjedhin zhvillimet te prishtinasit.
�
Që në fillim të afatit kalimtar dimëror, prishtinasit kanë emëruar për trajner të ri të ekipit, malaziasin, Dragan Radoviç dhe kanë transferuar, alo-qendrën amerikane, Seth Leday e ‘kuleta’ për transfere tek ta, nuk pritet të mbyllet me kaq dhe për çdo zhvillim të fundit në klubin e Prishtinës, AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar dhe me kohë.
�
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.