Basketboll

EKSKLUZIVE: VËLLAZNIMI TRANSFERON QENDRËN E KOMBËTARES NIGERIANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës që sivjet u promovua në Superligën e Kosovës, nuk e ka në plan që të dorëzohet lehtë, sa i përket qëndrimit në elitën e basketbollit kosovar.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se gjakovarët, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e fuqishme nigeriane dhe me përvojë të madhe, Emmanuel Omogbo.

26 vjeçari nga Nigeria por edhe me pasaportë amerikane, është i gjatë 203 centimetra dhe tek Vëllaznimi vije pas aventurës së fundit në Spanjë me ekipin e respektuar atje, ”Huesca” me të cilët në 8 ndeshje të zhvilluara luajti me mesatare prej, 7.9 pikëve, 3.9 kërcimeve dhe 0.8 asisteve për ndeshje.

Para Huescas, Omogbo ka luajtur edhe në liga të forta evropiane sikurse: Itali(Pesaro), Lituani(Pieno Zvaigzdes), dhe Izrael(Ironi Kiryat). Ndërsa ka pasur tentim të hynte edhe në NBA, përmes draftit të vitir 2017, por nuk ia kishte arritur, megjithatë në po të njëtin vit për disa ndeshje ju ishte bashkuar, Golden State Warriors në Ligën Verore të NBA-së, transmeton AsistiOnline.com

Omogbo paraqitet pothuajse rregullisht edhe me Kombëtaren e Nigerisë e cila njihet si një Reprezentacion shumë i respektuar në botën e basketbollit. Ai njihet për lojën e fuqishme dhe dominimin e trapezit.

Skuadra e Vëllaznimit me këtë transfer, pritet ta fuqizojë konsiderueshëm ekipin në luftë për mbijetesë në basketbollin e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.