Basketboll

SIGAL PRISHTINA – PONTE PRIZRENI, SFIDA E DYTË GJYSMËFINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e dytë gjysmëfinale e ”Final Four”-it të Kupës së Kosovës, zhvillohet poashtu sonte dhe pritet të jetë tepër interesante.

Sigal Prishtina dhe Ponte Prizreni, janë dy skuadrat që do të ballafaqohen mes vete, për kërkuar vendin në finalen e madhe të Kupës e cila zhvillohet ditën e dielë.

Prishtina që me transferet e fundit, është përforcuar dukshëm dhe ka rritur synimet e saj. Në anën tjetër, Prizreni që sivjet po bën lojëra fantastike, kërkon ta arrijë trofeun e parë në histori të klubit.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.