Basketboll

MIAMI SHKON NË 4 FITORE RRADHAZI, BUTLER FAN-TAS-TIK!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një starti katastrofal të këtij sezoni, Miami Heat po kalon në një super formë duke arritur triumfin e katërt rresht. Në mëngjesin e ditës së sotme, 3 herë kampionët mposhtën Houston Rockets me rezultat 101-94.

Në pikënisjen e 7 ndeshjeve Miami si mysafire që është edhe skuadra e parë që luan më së shpështi rradhazi jashtë shtëpisë, fan-tas-tik ishte Jimmy Butler që kompletoi dyshifrorin e trefishtë numër 10 në karrierën e tij personale. Përkrahu i qëndroi edhe Adebayo me double double. 

Nga ana tjetër, Houstonit I thellohet kriza duke regjistruar humbjen e katërt në katër takimet e fundit dhe çdo ndeshje e më shumë po i veniten shpresat për një kualifikm në fazën play off.

Takimi nisi dukshëm më mirë për nikoqirët që krijuan epërsi të thellë që në start me plus 13. Cerekun e përfunduan në avantazh me 10 pikë ndaj Miamit. Por kjo ishte gjithcka që arritën në këtë përballje. Miami u rikthyen në 24 minutat e ardhshëm duke shënuar 56 pikë e pranuar vetëm 34, duke bërë që të dalin përpara me 10 pikë. Cereku I fundit, që prodhoi edhe më së shumti pikë në takim, I takoi Houstonit por deficit që patën në dy çerekët paraprak u bënë faktor për humbjen e katërt rradhazi.

Te Miami Heat, 5 lojtarë nga përbërja shënuan pikë dyshifrore, me Butler dhe Adebayo që kompletuan triple double respektivisht double double. Butler e përfundoi takimin me 27 pikë e dy 10-she, 10 kërcime e 10 asistime ndërsa Adebayo që u përjashtua me 6 gabime personale, ndeshjen e mbylli me 10 pikë e 13 kërcime.

Nga ana tjetër, më efikasi për Houstonin ishte John Wall me 17 pikë, 6 kërcime e 5 asistime kurse DeMarcus Cousins kompletoi double double me 16 pikë e 11 kërcime.

Miami Heat janë ngjitur në vendin e 9 të lindjes me 11 fitore e 14 humbje ndërsa Houstoni zhvendoset në pozitën e 13 me 10 fitore e 14 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.