Basketboll

ASVELI BEFASON BARÇËN NË PALAU BLAUGRANA

Prishtinë(AsistiOnline) – Francezët e Lyon Asvelit e kanë arritur një fitore të madhe në udhëtim te Barcelona në kuadër të raundit të 26-të në Euroligë.

ASVELI i udhëhequr nga vëllau i legjendës Tony Parker, TJ Parker, ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Barcelona me rezultatin final, 69-76.

Më të merituarit për këtë fitore të skuadrës franceze sonte ishin: Norris Cole me 21 pikë i ndihmuar edhe nga William Howard, David Lighty e Moustapha Fall me nga 13 sosh secili.

Te Barça s’mjaftuan për fitore, Brandon Davis me 22 pikë e as Nik Mirotiç me 19 sosh.

Përkundër disfatës së sontme, Barça vazhdon ti prijë tabelës në Euroligë me 18 fitore e 8 humbje. Ndërsa, ASVELI mbetet i 12-ti me 12 fitore e 14 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.