ISH-SNAJPERISTI I PRIZRENIT, BËHET ME SKUADËR TË RE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Ponte Prizrenit, Jeremiah Paige e ka gjetur skuadrën e re, pas largimit të papritur nga skuadra kosovare.
�
Paige ka nënshkruajtur kontratë me klubin ukrainas, ”Kharkivski Sokoly”, që garon në elitën e këtij shteti.
Paige me Ponte Prizrenin luajti me mesatare: 15.6 pikë e 4.8 kërcime për ndeshje.
Të kujtojmë se basketbollisti në fjalë ishte larguar nga prizrenasit si pasojë e mos disiplinës, së paku kështu kishte deklaruar klubi nëpërmjet njoftimit zyrtar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.