Basketboll

FETIU I GOLDEN EAGLE YLLIT: VENDIM JO EDHE I MIRË POR DO TA RESPEKTOJMË

Prishtinë(AsistiOnline) – Paralajmërimi për nisjen e Ligës Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë javën e ardhshme, për shumë kënd ka qenë befasues dhe i pa pritur.

Më 6 dhe 7 Prill, në Kosovë, do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe një javë më vonë në Durrës, me 13 Prill do të zhvillohen gjysmëfinalet kurse me 14 Prill ndeshjet për vendin e tretë dhe titullin e fituesit të kupës së Ligës Unike 2021.

Cilat janë reagimet lidhur me një vendim të tillë të ngutshëm sidomos në një periudhë të papërshtatshme për klubet kosovare që po luftojnë për Play Off apo mbijetesë dhe tash kur në Kosovë po zhvillohet një prej kampionateve më dramatike përderisa kampionati i sivjetmë i Superligës së Shqipërisë në basketboll startoi para një muaji, më saktësisht me 27-28 Shkurt.

Sa është i mirë se ardhur ky organizim tash, në këtë fazë dhe a janë konsultuar skuadrat? Në lidhje me nisjen e kësaj gare të shumëpritur në këtë kohë, AsistiOnline.com ka marrë edhe prononcimin e zyrtarëve të klubeve kosovare, për të parë se si e shohin ato këtë vendim dhe është kohë ideale apo e gabuar.

Njëri prej drejtuesve të Golden Eagle Yllit, Egzon Fetiu, vendimin për nisjen e Ligës Unike nuk po e sheh si veprim të duhur, për faktin se sipas tij po luhet në fazë të nxehtë të kampionatit të Kosovës por, thotë se skuadra e Yllit ka kapacitete për të luftuar edhe në këtë front.

Vendim jo edhe i mirë, duke e pasur parasysh faktin që tashmë të gjitha ekipet po përgatiten për fazën e fundit play-off, por ne jemi të gatshëm për çdo vendim që e merr FBK, duke pasur parasysh fondin e lojtarëve, ndoshta kjo është arsyeja pse edhe do dëshironim që kjo ligë të zhvillohet, sepse i kemi bërë të gjitha përgatitjet nga fillimi i sezonit. Nuk kemi synim edhe shumë të medha sepse kjo garë po zhvillohet në fazën më kritke, por prapë edhe në këtë fazë besojmë në ndeshje të mira e rezultatet vijnë me kohën”, u shpreh Fetiu për AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.