Basketboll

PAS DURANTIT, LËNDOHET EDHE JAMES HARDEN!

Prishtinë(AsistiOnline) – “Mjekrra” James Harden është detyruar ta lë më herët ballafaqimin ndaj ish-skuadrës së tij Houston Rockets për shkak të një dëmtimi në kërdhokullën e djathtë.

Harden u detyrua të ulet në çerekun e katërt kundër ish shokëve për shkak të këtij dëmtimi dhe takimin e mbylli me 17 pikë, 8 kërcime e 6 asistime. 

Trajneri Steve Nash pas ndeshjes u shpreh se Harden mund të mungoj përballë Charlotte Hornets takimin e rradhës por nuk beson që dëmtimi i tij është i rëndë.

Pa James Hardenin, Brooklyni mbylli ndeshjen me seri 24 fitore e 4 humbje duke mposhtur Houstonin me rezultat 120-108 dhe është seria më e mirë për njujorkezët që nga viti 2003. 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.